Ikën 230 mijë, u kthyen 4600

Ikën 230 mijë, u kthyen 4600

Ikën 230 mijë, u kthyen 4600Vala e emigrimit ilegal të qytetarëve të Kosovës, që periudhën e fundit ka shënuar rritje enorme, vazhdon të jetë shqetësues për shoqërinë kosovare, ku të dhënat jozyrtare flasin se numri i atyre që ka braktisur vendin arrin deri më rreth 230 mijë veta.

Megjithatë, autoritetet kosovare nuk japin shifra për muajin janar të atyre që kanë braktisur vendin në kërkim të një jete më të mirë drejt shteteve të BE-së, edhe pse pranojnë se bëhet fjalë për një numër të madh të atyre që po emigrojnë ilegalisht, shkruan “Zëri”.

Të dhënat e ‘Eurstat-it për vitin që lamë pas tregojnë se numri i azilkërkuesve arrin në 26.500 qytetarë të Kosovës, të cilët tashmë janë ilegalisht në vendet e BE-së. /Zëri/