Igli Tare do talentin e Prishtinës te Lazio

Igli Tare do talentin e Prishtinës te Lazio

Igli Tare do talentin e Prishtinës te LazioMesfushori i Prishtinës, Enis Gavazaj, është futur në “orbitën” e Lazios dhe të drejtorit të saj sportiv, Igli Tare.

Paraqitja e mesfushorit kosovar me përfaqësuesen U-19 të Shqipërisë në turneun miqësor “Caput Mundi” në kryeqytetin e Italisë, Romë, javën e shkuar ka rënë në sytë e Igli Tares.

Lajmi u konfirmua nga burime pranë përfaqësueses së Shqipërisë, por edhe nga gazeta romane “Il Tempo”, që llogaritet shumë e afërt me klubin Lazio.

“Për skuadrën e juniorëve të Lazios të drejtuar nga Alberto Bollini, pëlqehet shumë i riu Enis Gavazaj, sulmues shqiptar vetëm 17 vjeç. Bëhet fjalë për një investim që ka të bëjë me të ardhmen. Një marrëveshje me lojtarin nuk duket e vështirë”, thuhej në uebfaqen online të “Il Tempo” të hënën.