ico

ICO-ja kurrë nuk ka pasur zyrë në veri

icoNë vigjilje të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një ekip ndërkombëtarësh po qëndronte në Kosovë për të përgatitur funksionimin e zyrës që do ta mbikëqyrte atë. Ekipi përgatitor kishte hapur një zyrë në Prishtinë dhe një tjetër në veri të Mitrovicës. Tri ditë pas shpalljes, ekipi në veri të Mitrovicës do të ndiqej nga serbët e revoltuar me shpalljen e pavarësisë. Prej atëherë, ICO-ja do të vendoste zyrën në jug të Mitrovicës, për të mos e hapur kurrë më një të tillë në veri të lumit Ibër.

Në një libër të publikuar nga ekipi që ditë më parë i ka dalë në krye procesit të mbylljes së zyrës, që prej 2008 deri në shtator 2012 ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës, është përshkruar në detaje puna e bërë nga Zyra e Pieter Feith për katër vjet të mbikëqyrjes, por janë paraqitur edhe shumë situata të pakëndshme të mospajtimeve diplomatike dhe mungesës së mbështetjes për ICO-në.

Libri përshkruan përçarjet mes prezencës amerikane në Kosovë dhe asaj evropiane e që lidheshin me numrin e komunave të reja që do të krijoheshin në 2009, si dhe për atë se si amerikanët mendonin se ICO-ja duhej zvogëluar dhe përfunduar mandatin shumë më herët.