Ibrahimovic vendos në krye Paris SG

Ibrahimovic vendos në krye Paris SG

Zlatan Ibrahimovic udhëhoqi Paris SG në një fitore të lehtë (4-0 përballë Truasë), duke rikthyer përkohësisht kryeqytetasit në krye të kampionatit francez. 

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, të zhvilluar të shtunën, sulmuesi suedez, mbi të cilin bazohet praktikisht i gjithë projekti i ri i Parisit, realizoi dy gola dhe shërbeu dy të tjerët.

Ditën e dielë, Marseja do të pesë Lilën dhe Bordoja do të zhvendoset në fushën e Montpeliesë, në dy takimet më të rëndësishme të javës.

Përsa i përket ndeshjeve të luajtura, bie në sy edhe emri i një tjetri futbollisti të njohur, Adrian Mutusë, i cili duke tranformuar në gol një 11-metërsh, shpëtoi nga humbja skuadrën e tij të Azhaksosë, në Nansi.