|

Ibra, tjetër shpullë në fushë

Zlatan Ibrahimoviç nuk mëson kurrë! Vetëm 3 ditë pas Milan-Napoli dhe pezullimit që erdhi për shpullën ndaj Aronikas, sulmues suedez përsërit të njëjtën skenë. Këtë radhë, viktima ishte portieri i Juventusit, Storari, ndërsa gjesti ka ndodhur pas përfundimit të takimit mes dy skuadrave, të vlefshëm për Kupën e Italisë. 

Ibra këtë radhë ka goditur në mjekër Storarin, duke bërë që të nxehen gjakrat në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve, pasi shpërtheu një zënkë që përfshiu thuajse të dy ekipet. Më i nervozuar nga të tërë ka qenë Xhorxho Kielini, i cili është zënë me Bonerën dhe me zv. trajnerin e Milanit, Mauro Tasoti.

“Nuk ka vrarë asnjeri dhe nuk ka lënë sy të nxirë, por gjesti i Ibrahimoviç është as më shumë e as më pak i njëjtë si ai i të dielës ndaj mendoj se duhet dokumentuar si i tillë. Në tunel nuk ndodhi asgjë, thjesht po protestoja për këtë ngjarje dhe secili mundohet të mbrojë skuadrën e vet”, ishin fjalët e Kielinit para largimit nga stadiumi.

Tani pritet të mësohet nëse Federata Italiane do të marrë përsëri masa ndaj sulmuesit suedez i cili është i pezulluar me tre ndeshje në kampionatin italian dhe pak ditë më parë kishte pranuar se kishte gabuar.

Komentoni