|

Ibra dhe Robinho në Milan

Temes  ‘Ibrahimovic te Milani’ së shpejti do t’i vijë fundi, pasi që suedezi është më pranë se kurrë transferimit në San Siro, pasi që sulmuesi ka pranuar shkurtim të pagës, një gjë që u konfirmua pas raundit të dytë të bisedimeve në Camp Nou.

Mundësia e vetme është që Milani ta marrë Ibran në formë permanente, pasi që vetë sulmuesi ka pranuar që t’i shkurtohet paga. Kjo ndihmohet dhe nga dëshira e zjarrtë e tij për të kaluar te Milani, duke parë faktin se nuk i ka marrëdhëniet e mira me Guardiolën.

“Edhe Barcelona edhe Milani kanë sqaruar pozicionet e tyre respektive dhe në këtë pikë, ne po punojmë në një marrëveshje përmanente. Jo huazim, rruga është e gjatë, por mund të them me 50% siguri se marrëveshja do të finalizohet. Unë dua të sqaroj se Marco Boriello nuk është në shitje dhe nuk ka marrëveshje për Huntelaar”, theksoi Galliani pas takimit të dytë.

Nga ana tjetër, edhe Raiola hoqi dorë nga mendimet e tij radikale: “Gjërat janë në tavolinë, ne kemi kuptuar gjithçka tani. A do të pranoj ai shkurtim të pagës? Jo është një mundësi, por për çdo rast kjo mund të ndodhë”.

Raiola dhe Galliani janw takuar personalisht me Ibrën për të diskutuar për detajet e kontratës, pasi morën dhe dritën e gjelbërt nga Rosell. Për më të rejat e takimit, qëndroni me ne për çdo informacion.

Në ndërkohë, Sky Sport 24 në mënyrë sensacionale pohon se Robinho ka arritur marrëveshje me Rossonerët, pasi Ariedo Braida ka biseduar të mërkurën me brazilianin, i cili ose do të vijë i vetmuar ose do të vijë së bashku me Ibran.

16:09 – Adriano Galliani nuk do të shkojë në Ibiza me Sandro Rosellin për të kaluar pushimet, pasi që dëshiron që deri nesër transferimi të jetë i kompletuar dhe Ibra të luajë ndaj Lecces të dielën. Nga ana tjetër, Klaas-Jan Huntelaar është fare pranë kalimit te Schalke për 15 milionë euro, një shumë që do t’i ndihmojë Milanit në rastin ‘Ibrahimovic’.

16:29 – Bisedimet mes Ibrës dhe Gallianit do të vazhdojnë në mbrëmje. “Do të ketë bisedime në mbrëmje, pasi që në ora 19:00 fillon stërvitja, përndryshe marrëveshja është shumë pranë”, theksoi Galliani pas takimit të parë më sulmuesin.

Lajme të ngjajshme:

  1. Tevez-Milan bien dakord, Interi tenton ta prishë
  2. Ibra ta bindë Keitan që t’i bashkohet Milanit

Etiketa: , , , , , , ,

Komentoni