|

Ibra arrin marrëveshje me Milanin

Njoftimet më të reja nga Italia pohojnë se sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka arritur marrëveshje me Milanin në lidhje me kërkesat personale të tij.

Gazetari i Mediaset, Carlo Pellegatti, ka bërë të ditur se Ibrahimovic dhe Milani kanë arritur marrëveshje dhe ka sqaruar natyrën e kontratës së suedezit.

“Milani dhe Ibra kanë arritur marrëveshje. Akordi mes tyre është arritur. Suedezi do të fitojë 6 milionë euro për sezon dhe pjesa tjetër e pagës do të mbulohet nga Barcelona. Zlatan është shumë i kënaqur që do t’i bashkohet Milanit dhe është i ngazëllyer që do luajë në Ligën e Kampionëve. Ky ishte faktor kyç për të”, theksoi Pellegatti.

Mediaset është një kompani italiane e themeluar nga pronari i Milanit, Silvio Berlusconi. Kompania e Kryeministrit italian, Fininvest, e ka nën kontrollMediasetin.

Lajme të ngjajshme:

  1. Milani arrin marrëveshje për Keitan
  2. Ibra: Mirë Tevez, por më mungon Cassano
  3. Ibra dëshiron të bëhet trajner
  4. Ibra ta bindë Keitan që t’i bashkohet Milanit

Komentoni