IBM rrit të ardhurat për Kosovën

IBM rrit të ardhurat për Kosovën

IBM rrit të ardhurat për KosovënKosova humbi miliona euro në 10 vjetët e fundit për shkak se nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë policat e sigurimeve dhe taksat mbi mallrat që hynin në kalimet e saj kufitare me Serbinë.

Asnjë nga makinat që hynë në Kosovë nëpër kalimet kufitare nuk paguante sigurim derisa u zbatua marrëveshja.

Por si një rezultat i marrëveshjes të ndërmjetësuar nga BE për Administrimin e Integruar të Kufirit të arritur me Serbinë, Kosova ka rritur të ardhurat e saj doganore që do të nisin të kompensojnë për humbjet që ka patur që më 2003.

“Të dhënat tregojnë se nga mallrat që hyjnë përmes këtyre dy vendkalimeve, këtë gjashtë-mujor kemi grumbulluar 11 milionë euro, krahasuar me 2.3 milionë që u grumbulluan gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2012,” tha Fllanza Mezini, zëdhënëse për Doganat e Kosovës.

“Marrëveshja ka mundësuar një zvogëlim te dukshëm të kontrabandës në veriun e vendit. Sipas vlerësimeve tona, humbjet nga mungesa e kontrollit në dy vendkalimet kufitare ne veriun e vendit kanë qenë mes 30-35 milionë euro në vit,” shtoi Mezini.

Marrëveshja, e cila u zbatua më 9 dhjetor 2012, përcakton se autoritetet dhe agjencitë e përfshira Administrimi i suksesshëm i kalimeve është i rëndësishëm për të dy vendet ndërsa përpiqen të mbajnë një ritëm të brishtë.

Për Kosovën, kufiri përfaqëson një normalizim të marrëdhënieve me Beogradin pas deklarimit të pavarësisë e është një hap tjetër përpara drejt njohjes e pranimit ndërkombëtar raporton setimes.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por po përpiqet të fitojë favorin e BE-së ndërsa punon drejt integrimit evropian.