I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja

1I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e rejaNjë adoleshente zvicerane pësoi djegie të shkallës së tretë dhe plagë të thella në këmbën e saj të djathtë, teksa “smartphone” që mbante në xhep i shpërtheu në mënyrë të papritur dhe pa shkak.

18-vjeçarja Fanny Schlatter tashmë ka mbetur pa ndjesi në pjesën e dëmtuar të kofshës, pasi për arsye ende të paqarta, bateria e telefonit shpërtheu në xhepin e xhinseve, duke dëmtuar përveç të tjerave edhe nervat e kësaj pjese të trupit.

Sipas të përditshme zvicerane “Le Matin”, Schlatter ishte në një kurs të mësimit të pikturës, kur dëgjoi një shpërthim të fuqishëm.

I shpërthen “smartphone” në xhep, plagoset e reja