I jepet lamtumira Arqile Boti

I jepet lamtumira Arqile Boti

Një ditë pasi u nda nga jeta, mjeku i njohur popullor Arqile Boti është përcjellë për në banesën e fundit.

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit në një ceremoni e cila u zhvillua në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Të pranishëm ishin edhe ish nxënës të tij të cilët shprehen dhembje për vdekjen e mjekut të njohur dhe vlerësim për atë që mësuan prej tij.

Mjeku i njohur popullor Arqile Boti ndërroi jetë të hënën në Tiranë në moshën 71 vjecare, pas një sëmundje të rëndë ë të pashërueshme.

I lindur në Dropull në 22 mars të vitit 1939. Ai u diplomua në fillim të viteve 60 për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Tiranës.

Mjeku Boti u bë i njohur në mbarë vendin me ushtrimin e mjekësisë alternative.
/BalkanWeb/