|

I ati i Michael Jacksonit tërheq padinë kundër mjekut të të birit

Babai i Michael Jackson ka tërhequr padinë e ngritur kundër ish-mjekut personal të djalit të tij. Tani Conrad Murray është duke vuajtur dënimin me katër vjet burg për vrasjen paparamendim të këngëtarit.

Sipas versionit të organeve hetimore, Murray i dha atij një mbidozë të preparatit propofol, që u bë shkak i vdekjes së Jackson në vitin 2009.

Babai i muzikantit ka kërkuar nga mjeku kompensim material për humbjen e shtyllës së familjes, për “tronditjet emocionale, dhimbjen dhe vuajtjet shpirtërore”.

Deklarata e tërheqjes së padisë është paraqitur që në qershor 2010. Arsyet për të cilat tërhiqet ajo nuk bëhen me dije.

Komentoni