hyseni-dhe-gnocchi-bisedojn-euml-p-euml-r-procesin-integrues_hd

Hyseni dhe Gnocchi bisedojnë për procesin integrues

hyseni-dhe-gnocchi-bisedojn-euml-p-euml-r-procesin-integrues_hdMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi.

Në veçanti u diskutua rreth përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave dhe obligimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme në këtë proces.

Ministri Hyseni falënderoi Gnocchi për përkrahjen e BE-së ndaj MPB-së, në arritjen e objektivave në procesin e integrimit evropian, duke e siguruar atë që së shpejti do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e MPB-së.

Ndërsa u.d. i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, duke uruar ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme, theksoi se do të ketë përkrahje të plotë nga Bashkimi Evropian që sa më shpejtë të përmbushen të gjitha kriteret që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.