hyseni-dhe-daviet-bisedojn-euml-p-euml-r-imigrimin-ilegal-t-euml-shqiptar-euml-ve_hd

Hyseni dhe Daviet bisedojnë për imigrimin ilegal të shqiptarëve

hyseni-dhe-daviet-bisedojn-euml-p-euml-r-imigrimin-ilegal-t-euml-shqiptar-euml-ve_hdMinistri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet. Më këtë rast, ambasadorja Daviet, shprehu angazhimin e saj në përkrahjen e MPB-së në luftimin e migrimit ilegal dhe krimit të organizuar në përgjithësi.

Gjithashtu, si temë e veçantë u trajtua marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe për numrin e madh të azilkërkuesve kosovarë në Francë.

Gjatë këtij takimi, Hyseni ka njoftuar ambasadoren franceze për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Ministria e Punëve të Brendshme dhe angazhimit për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.