Hysa fiton Çmimin Kombëtar për Përkthimin

Hysa fiton Çmimin Kombëtar për Përkthimin

Hysa fiton Çmimin Kombëtar për PërkthiminPërkthyesja është nderuar në Itali me Çmimin Kombëtar për Përkthimin, ceremonia e të cilit do të mbahet në datën 25 mars në Bibliotekën Kombëtare, Romë.

E njohur si përkthyese e autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe, si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabucchi, Mimoza Hysa nderohet nga juria prestigjioze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: “Për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë”.

Ky çmim i jepet nga Ministria italiane e Kulturës një herë në vit një përkthyesi italian për kontributin në përkthimet nga gjuha e huaj në italisht dhe një përkthyesi të huaj për kontributet për përkthimin nga gjuha italiane në një gjuhë të huaj, si dhe për ndihmesën në përhapjen e kulturës italiane në botë.

Lista e përkthimeve nga shqipja në italisht e Mimoza Hysës është shumë e gjatë, por mund të përmendim: “Shpirt pezull”, M. Mazzantini; “Net të vështira”, D. Buzzati; “Mistere të padukshme”, D. Buzzati; “Dëshmon Pereira”, A. Tabuçh; “Tristani vdes”, A. Tabucchi, etj.