Humbet Monako 1 me 0

Humbet Monako 1 me 0

Humbet Monako 1 me 0Eliminimi në mesjaven që lamë pas nga kupa e ligës, nuk ka kaluar pa pasojë edhe në kampionat për skuadrën e Monako e cila është mundur në transferte nga Guinkamp me rezultatin 1 me 0. Sfida e javës së 24 e kampionatit francez e transmetuar në Tring ka qenë tejet e luftuar.

Në fillim te takimit Bevë dhe pastaj Mandan mund të kishin shënuar për vendasit ndërsa për Monako ishte Karrasko që goditi traversën. Ndeshja mori një tjeter kthesë në minutën e 21 kur Dialo u ndëshkua me karton të kuq për Guinkamp por ekipi mik nuk pati forcen e duhur që avantazhin numerik ta shfrytëzonte.

Madje vendasit edhe pse më 10 lojtarë shënuan golin e fitores në minutën e 51 me anë të Levek. Monako u kujtua vetëm në fund të barazonte, por portieri Losel ishte vendimtar me disa pritje..në këtë mënyre Monaco mbetet ne vendin e pestë dhe humbet terren në garën për zonën Champions.