HTC sjell modelin e ri Desire 626

HTC sjell modelin e ri Desire 626

HTC sjell modelin e ri Desire 626HTC po punon për modelin më të ri HTC Desire 626, e cila do të duhej të debutojë në Kongresin Botëror të Telefonave Celularë në Barcelonë.

Desire 626 ka një ekran 5-inç me rezolucion prej 720 x 1280 pikselë si dhe platformën Android 4.4 Kitkat. Megjithëse sipas disa informatave thuhet se ky telefon do të ketë edhe sistemin operativ të përditësuar Android Lollipop.

Sa i përket pjesës harduerike, ky telefon do të ketë procesorin Mediatek 8-Core, 1,7 GHz, 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme me një hapësirë për kartelën microSD, LTE, kamerën e pasme prej 13 MP dhe kamerë të përparme prej 5 MP, si dhe baterinë prej 2000 mAh.