HTC prezanton One Mini

HTC prezanton One Mini

HTC prezanton One MiniHTC sot ka zyrtarizuar modelin e saj të ri të telefonit, përkatësisht modelin tashmë të famshëm HTC One Mini, për të cilin kompania ka dhënë të gjitha detajet. Telefoni ka dimensionet prej 132 mm me 63.2 mm, ndërsa i njëjti është 9.25mm i hollë.

HTC One Mini është i pajisur me procesorin dual core Qualcomm Snapdragon 400 1.4GHz, 1GB of DDR2 RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Karakteristikat tjera të HTC One Mini përfshijnë edhe Android 4.2.2 Jelly Bean dhe ndërfaqen HTC Sense, ndërsa telefoni është i pajisur edhe me HTC Blinkfeed, mikroSIM dhe lidhjet 2G, 3G dhe 4G LTE.

Për më shumë, HTC One Mini vjen edhe me dy kamera, atë të përparme me 1.6 mega-piksel , sensorin BSI për video thirrje, dhe në anën e pasme me kamerën HTC Ultrapixel me sensorin BSI dhe aperturën F2.0 dhe lentën prej 28mm.

HTC One Mini në nivel global do të lëshohet gjatë muajit shtator, ndërsa në vende të caktuara, ky telefon do të debutojë gjatë muajit të ardhshëm.