Hoxha e Naço bisedojnë për sistemin prokurorial

Hoxha e Naço bisedojnë për sistemin prokurorial

Hoxha e Naço bisedojnë për sistemin prokurorialUshtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim, ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në fushat e sistemit të drejtësisë, me theks të veçantë në sistemin prokurorial, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, e ka njoftuar ministrin Naço për organizimin e sistemit prokurorial të Kosovës, me punën që janë duke e bërë prokuroritë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe të gjitha veprave tjera kundërligjore.

U.d. i kryeprokurorit Hoxha ka thënë se përkundër bashkëpunimit të mirë që ekziston në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, ka vend për thellim të bashkëpunimit, në mënyrë që siç tha ai, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmin të jetë me efikase .

Në anën tjetër, ministri Naço pasi ka vlerësuar bashkëpunimin Kosovë–Shqipëri në fushën e sistemit prokurorial, por edhe të atij të drejtësisë në përgjithësi, ka thënë se sistemet e drejtësisë të dy vendeve kanë hapësirë për thellim të bashkëpunimit në disa fusha, në veçanti në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Ministri Naço duke shfrytëzuar takimin me ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Hoxha, i ka bërë këtij të fundit ftesë për të vizituar Shqipërinë, siç tha ai, për vazhdimin e komunikimit me qëllim të thëllimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushat e sistemit të drejtësisë.