Hoti emërohet zv/drejtor i Policisë së Kosovës për veriun

Hoti emërohet zv/drejtor i Policisë së Kosovës për veriun

Hoti emërohet zv/drejtor i Policisë së Kosovës për veriun Zëdhënësi i deritashëm i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, është emëruar zv/drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radio Kosovën edhe vetë kapiteni Hoti, i cili tha se prej dje, zyrtarisht është caktuar në pozitën e zëvendësdrejtorit për katër stacionet në veri të vendit.

Emërimi është bërë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit, sipas të cilës, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për veriun, duhet të jetë shqiptar.