Hodgson nuk e “llogarit” Adnan Januzajn

Hodgson nuk e “llogarit” Adnan Januzajn

Hodgson nuk e “llogarit” Adnan JanuzajnAnglia nuk e llogarit Adnan Januzaj. Për herë të parë, trajneri I përfaqësueses angleze, Roi Hodson flet në lidhje me talentin e Mançester Junajtid.

Sipas teknikut, ai nuk e konsideron grumbullimin e mesfushorit me origjinë shqiptare, të paktën derisa bordi I Federatës Angleze të Futbollit të vendosë se çfarë rruge do të djekë për natyralizimin e lojtarit.

Sipas rregullores, Januzaj duhet të qëndrojë pesë vjet në Angli, pas moshës 18 vjeçare, çka do të thotë se ai nuk mund të luajë për kombëtaren e “Tre Luanëve” deri në Botërorin 2018.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se kombëtarja Shqiptare do të ketë më shumë mundësi të ketë në skuadër Adnan Januzaj.Për këtë janë të bindura mediat belge.

Sipas tyre, futbollisti 19-vjeçar do të zgjedhë mes vendlindjes së tij Belgjikës dhe origjinës së tij Kosovës.
Kjo konfirmohet edhe nga intesifikimi I përpjekjeve të trajnerëve të këtyre dy skuadrave, të cilët kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e fundit që Mançester Junajtid luajti në Londër kundër Arsenalit.