f.0730085301650_m

Hetuesit pas piromanit

Ka kaluar një javë qëkur objekti në ndërtim e sipër i Pallatit të Drejtësisë është përfshirë nga zjarri, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht për shkaktarët e zjarrit që ka përfshirë njërin nga disa objektet në ndërtim, të dielën e javës së kaluar.

Edhe pse nuk ka raport zyrtar, prokurorët vendorë dhe ata të EULEX-it, janë duke punuar për të zbuluar nëse zjarrin e ndezi ndonjë “piroman”, apo pallati mori flakë nga ”pakujdesia”, njofton “Zëri”.

Pavarësisht që nuk ofrojnë detaje në lidhje me rezultatet e deritashme, misioni EULEX e quan rastin si të ndjeshëm, prandaj edhe është involvuar në hetimin e tij. Hetimin nga ana e EULEX-it e kërkoi vetë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në ditën kur ka shpërthyer zjarri në objektin në ndërtim.

Ai madje pati kërkuar që të respektohen afatet nga ana e punëkryesit. “Unë kam kërkuar hetim, por asnjë raport deri më tani nuk e kam marrë”, thotë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke ia lënë zbardhjen e rastit organeve të hetuesisë.

Ndryshe në ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë janë konzorciumi “Glavbolgastroy AD”, “NPN Hidroterm”, “GBS+Blagoevgrad AD”, dhe kompania “Rubin” të cilët kanë fituar tenderin rreth 30 milionësh të fi nancuar nga zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Administratës Publike.