Hetim për paktin detar me Greqinë

Hetim për paktin detar me Greqinë

Hetim për paktin detar me GreqinëMinistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ftoi dje Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla të hapë hetimin për negociatorët e paktit detar me Greqinë të rrëzuar në 26 janar 2010 nga Gjykata Kushtetuese.

I ftuar dje për raportim në mble-dhjen e Komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, Bushati tha se grupi i punës i ngritur nga Ministria e Jashtme ka konstatuar shkelje të rënda në marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detar për të cilat siç u shpreh dyshohet se përbëjnë konsumim të veprave penale, duke nënkuptuar cënimin e pavarësisë territoriale të vendit.

“Kjo është një çështje që derisa është rrëzuar në thelb dhe në procedurë nga Gjykata Kushtetuese meriton të shqyrtohet nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm në rast se kemi elementë të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes. Kemi bërë gjithë evidentimin përkatës, kemi hetuar mën-yrën sesi është bërë negocimi që jo thjesht ka dëmtuar interesin kombëtar por ka vendosur Shqipërinë në një pozitë delikate edhe me partnerët nga pikëpamja administrative.

Besoj se Prokurori i Përgjithshëm ka gjithë dokumentacionin përkatës, ka vendimin e Gjykatës Kushtet-uese, ka praktikën e së Drejtës Ndërkombëtare e cila konsiderohet tërësisht e shkelur nga Gjykata dhe ka jashtëzakonisht parasysh nenin 210 të Kodit Penal ku parashikohet vepra për të cilën bën fjalë Gjykata Kushtetuese. Lidhur me negociatorët ka filluar një analizë e brendshmë në ministri, do të merren masat përkatëse. Ndërsa përsa i përket nënshkruesve unë pres me qetësi nga Prokurori i Për-gjithshëm në rast se jemi në kushtet e nenit 210 të Kodit Penal apo jo”, – deklaroi Bushati. Neni 210 i Kodit Penal parashikon dënimin me burg nga 5 deri në 10 vjet për marrëveshjet e bëra me shtete të huaja për dorëzim pjesërisht apo tërësisht të territorit. /BW/