Anderson Hernanes

Hernanes: Lazio mund të luftojë për titull

Anderson Hernanes është i bindur se Lazio mund të luftojë për Scudetto këtë sezon.

Klubi nga kryeqyteti italian aktualisht rreshtohet në pozitën e tretë të tabelës së Serie A, katër pikë prapa liderëve Juventus dhe Napoli, dhe mesfushori brazilian është i bindur se ekipi i tij mund të luftojë me ekipet e Antonio Conte dhe Walter Mazzarrit.

“Fillimi i sezonit, për mua, ka qenë i shkëlqyeshëm. Beson se fuqia e këtij ekipi është dëshira për të fituar, dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Ne nuk mund të relaksohemi për momentin”.

“Ne duhet ta ruajmë këtë qasje për të vazhduar të fitojmë, dhe të qëndrojmë sa më afër kreut në ligë”, ka thënë Hernanes për mediat italiane.