Herman Van Rompuy: Kryeni detyrat, nëse doni BE

Herman Van Rompuy: Kryeni detyrat, nëse doni BE

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë parakushtet themelore që duhet të bëjë Kosova, në qoftë se synon zhvillimin në aspekte të ndryshme, duke përfshirë edhe inkuadrimin e saj në struktura të larta evropiane, porosit presidenti i Këshillit të Evropës, belgu Herman Van Rompuy.

Në një intervistë ekskluzive për “Zëri”, Van Rompuy nuk heziton të flasë për sfidat në të cilat duhet të kalojë Kosova, por as për mundësitë që ka ky vend për të arritur përpara.

Nuk dëshiron të komentojë qëndrimin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, por përmend faktin se 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar për dislokimin e misionit EULEX në Kosovë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për zhvillimin e Kosovës. Një sundim funksional i ligjit është i nevojshëm për zhvillimin e një shoqërie demokratike dhe për t’i dhënë shtytje progresit socio-ekonomik. Është njëlloj i rëndësishëm për të joshur investime (të huaja) shumë të nevojshme”, thotë Rompuy, duke komentuar rezolutën që ka miratuar së fundit Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në të, mes tjerash, u ka kërkuar institucioneve të Kosovës që të bashkëpunojë me EULEX-in për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.