Herman Van Rompuy: Jahjaga e Nikoliq në Samit, ngjarje historike

Herman Van Rompuy: Jahjaga e Nikoliq në Samit, ngjarje historike

Herman Van Rompuy: Jahjaga e Nikoliq në Samit, ngjarje historikeNë hapje solemne të Samitit, pos presidentit sllovak, presidentët e 20 shteteve i pershendeti edhe presidenti i KJëshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Fillimin e fjalisë, Rampoy ia atribuoi Kosovës e Serbisë. Ai tha se është kënaqësi e jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit të shohin Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Presidentin serb Nikoliq në një ngjarje të këtillë.

Presidenti Van Rompuy tha se kjo po ndodhë për herë të parë dhe si e tillë do të mbetet ngjarje historike, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin e tërë Evropën.

Para pak çastesh, solemnisht, filloi Samiti i shefave të shteteve të Evropës qendrore dhe juglindore në Bratisllavë të Sllovakisë.

Ndonëse ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar të jetë pjesmarrëse, sikurse edhe përfaqësues të 20 shteteve, e në mesin e tyre do të jete Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq.

Në hapje solemne të Samitit, pos presidentit sllovak, presidentët e 20 shteteve i pershendeti edhe presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy. Fillimin e fjalisë, Rampoy ia atribuoi Kosovës e Serbisë. Ai tha se është kënaqësi e jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit të shohin Presidenten e Republikës së Kosoves Atifete Jahjaga dhe Presidentin serb Nikoliq në një ngjarje të këtillë.

Presidenti Van Rompuy tha se kjo po ndodhë për herë të parë dhe si e tillë do të mbetet ngjarje historike, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por edhe për rajonin e tërë Evropën.

Mediat serbe thonë se Serbia pas kritikave që ka marrë nga vendet anëtare të BE-së me rastin e bojkotimit të Samitit të Ohrit, ka përmirsuar gabimin dhe ka pranuar të jetë i pranishëm ku janë edhe krerët e lartë shtetërorë të Kosovës, përkatsisht Presidentja Jahjaga.

Zyrtarisht, Samiti, nesër, do t’i fillojë punimet ku do të ketë diskutime rreth çështjeve kryesore politike, sociale, ekonomike e të sigurisë në gjithë Ballkanin, në vendet anëtare të BE-së dhe ato vende që aspirojnë drejt Bashkimit Evropian.

Vlenë të theksohet se përfaqësimi i të gjitha vendeve do të bëhet sipas formulës “gymnich”, e cila nënkupton përfaqësim me emër dhe mbiemër të pjesëmarrësve, pa atribute shtetërore.

Rikujtojmë se Sllovakia është njëri nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.