Hefner: Është çudi që disa të dashura të babait ishin më të reja se unë
Biri i pronarit të “Playboy”, magnatit Hugh Hefner, 20-vjeçari Cooper Hefner, pranoi se për të ishte e çuditshme që të dashurat e babait të tij 84-vjeçar shumë shpesh ishin shumë të reja.
“Çfarë mund të them? Babai është Baba, dhe vila e Playboyt është shtëpia ime.
Kurrë nuk kam ditur për ndonjë gjë tjetër kështu që kjo për mua është normale, pa marrë parasysh se sa qesharake kjo duket.
Edhe pse, e pranoj, që ishte e çuditshme për mua që disa të dashura të babait ishin më të reja se unë”, tha Cooper, dhe shtoi se ishte e pamundur që ai dhe babai i tij “të luftonin” për ndonjë vajzë, sepse shijet e tyre ndryshojnë.
“Nuk jam adhurues i biondinave. Jam rritur i rrethuar me femra të bukura… dhe për këtë të vjen që të kërkosh diçka tjetër. Unë nuk e dua një femër që vetëm do të ulet afër meje dhe do të jetë e bukur, dua dikë me të cilën mund të bisedoj rreth çdo gjëje, madje edhe për politikë”.