Hebrenjtë për investime në Kosovë e Shqipëri

Hebrenjtë për investime në Kosovë e Shqipëri

Hebrenjtë për investime në Kosovë e ShqipëriDrejtuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (SHSHA) në Chikago kanë takuar Dan Shure, kryetar i Odës Ekonomike të Izraelit dhe Michael Trajsonin, konsultant për biznesin global.

Në takimin e parë të këtij lloji shqiptaro-hebrenj në lokalin “Miller Canfield” u fol gjerësisht për temat e bashkëpunimit midis këtyre dy komuniteteve si dhe për mundësitë e investimeve dhe lobimit hebraik në planin ekonomik në Shqipëri, Kosovë dhe vendbanimet tjera shqiptare.

“Jemi të gatshëm që t’i presim në Chikago përfaqësuesit e qeverive nga Prishtina dhe Tirana për bashkëpunimin e mëtejmë në të gjitha fushat e biznesit dhe të politikave të investimeve në ekonomitë e vendeve të tyre mike”, theksoi Shure.

Ai nuk la pa përmendur edhe miqësinë hebraike-shqiptare si sprovë gjatë luftërave, ku me theks të veçantë u përmend solidarizimi dhe strehimi i hebrenjve gjatë periudhës së asgjësimit të tyre nga nazifashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast u përmend edhe lobimi dhe ndihma hebraike në luftën e Kosovës dhe mbështetja për Shqipërinë.

Sa i përket çështjes shqiptare, SHSHA theksoi se ka mbetur akoma e pazgjidhur çështja shqiptare në Ballkan, duke qenë një popull i ndarë në pesë shtete. Ata u ndalën tek çështja çame, duke theksuar se krahina shqiptare e Çamërisë është “Holokausti 2” në Evropë!