nje martes me celebrim fetar

Hazem el-Biblawi, kryeministër i Egjiptit

nje martes me celebrim fetarMedia shtetërore në Egjipt njofton se kryeministri i përkohshëm i vendit, Hazem el-Biblawi, planifikon t’i ofrojë poste në kabinetin qeveritar Vëllazërisë Myslimane dhe Partisë Islamiste Nour e cila njihet për qëndrimet e saj të ekstreme.

Vëllazëria Myslimane tashmë ka refuzuar formimin e një qeverie të përkohshme dhe vazhdon të kërkojë rikthimin në pushtet të presidentit rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi.

Zëdhënësja e Departamentit të Amerikan i Shtetit Jen Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me anëtarët e Vëllazërisë Myslimane dhe i kanë nxitur ata të marrin pjesë në qeverinë e tranzicionit. Ajo tha se të gjitha proceset politike në Egjipt duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

Presidenti i përkohshëm Adly Mansour ka emëruar sot zotin el-Biblawi, ekonomist dhe ish-ministër i financave, në postin e kryeminitrit të  përkohshëm. Në një deklaratë të presidentit Mansour thuhet se udhëheqësi reformist dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Mohamad ElBaradei do të emërohet në postin e nënpresidentit.

Zgjedhja e një kryeministri të përkohshëm sot u shoqërua me premtime për ndihmë financiare prej miliarda dollarësh për Egjiptin nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.