Haxhi (Robin) Krasniq bokson më 28 mars

Haxhi (Robin) Krasniq bokson më 28 mars

 Haxhi (Robin) Krasniq bokson më 28 marsBoksieri aktualisht më i mirë shqiptar, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të boksojë më 28 mars, ka njoftuar të enjten kompania e tij promovuese SES Boxing.

Mbrëmja në të cilën do të boksojë Krasniqi do të zhvillohet në Potsdam të Gjermanisë. Krasniqi 26-vjeçar bokson në kategorinë gjysmë të rëndë. Në profesionalizëm ka 40 fitore e tri humbje. Ai së fundi ka boksuar më 13 korrik të vitit të kaluar.

Krasniqi ishte kampion i Evropës në versionin WBO, ndërsa luftoi edhe për titull të botës në këtë version, por u mposht. Kundërshtari i Krasniqit për 28 mars nuk është caktuar ende.