Padia për Serbinë, “retorikë dëshpëruese” e Thaçit

Hashim Thaçi: Sot e nisa ditën më një lajmë të mirë

Hashim Thaçi: Sot e nisa ditën më një lajmë të mirëMinistri i Punëve të Jashtme Thaçi, ka marrë sot një lajmë të mirë, gjë që ka bërë të nis ditën mbarë.Kështu është shprehur ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, me të cilin raporton renditjen e Kosovës në Global Open Data Index, ku Kosova këtë vit ka arritur në vendin e 32-të.

“Sot e nisa mbarë ditën duke mësuar se Kosova ka arritur vendin e 32-të në Global Open Data Index që rendit 184 vende për nivelin e qasjes publike në të dhëna. Unë e kam konsideruar gjithnjë prioritet qeverisjen elektronike, pra përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikacionit në qeverisje dhe administratë publike.

Ky përdorim ka pasur për qëllim sigurimin e shërbimeve më cilësore e të shpejta për publikun, kursimin e fondeve publike, procese më efikase dhe të shpejta të administratës dhe qeverisjes dhe ajo që është më e rëndësishme, një nivel më të lartë transparence për publikun”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Thaçi, shkruan se përmes qeverisjes elektronike është luftuar korrupsioni dhe kjo luftë do të vazhdojë edhe më tutje.

“Ne kemi luftuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë edhe më shumë korrupsionin nëpërmjet qeverisjes elektronike, sepse përdorimi i teknologjisë shmang burokracitë e tepërta dhe rrit nivelin e llogaridhënies para qytetarëve”, shkruan Thaçi në Facebook.