Hashim Thaçi: Qeveria nuk merret me çështjen e logos

Hashim Thaçi: Qeveria nuk merret me çështjen e logos

Hashim Thaçi: Qeveria nuk merret me çështjen e logosQeveria e Kosovës nuk diskuton për çështjen e logos në fletëvotimet e Kosovës. Kjo nuk është në mandatin e Qeverisë së Kosovës, që të diskutoj për këtë çështje në Bruksel.

Ky ka qenë qëndrimi i kryeministrit , Hashim Thaçi në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur sot, duke hedhur hedh poshtë konstatimet e disa mediave, se Qeveria e Kosovës do të dialogojë në Bruksel edhe për logon.

“Qeveria e Kosovës dhe delegacioni i Kosovës nuk e komenton këtë se kjo nuk i takon, kjo çështje i takon Komisionit Qendror Zgjedhor dhe nuk i takon Qeverisë që të merr ndonjë vendim. Ne vetëm do të respektojmë vendimet e KQZ-së”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Në takimin e nesër mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, pritet të diskutohet për marrëveshjen për telekomunikacionin, energjinë dhe drejtësisë.