Hashim Thaçi: Qeveria e përgatitur të filloj negocimin e MSA-së

Hashim Thaçi: Qeveria e përgatitur të filloj negocimin e MSA-së

Hashim Thaçi: Qeveria e përgatitur të filloj negocimin e MSA-sëKryeministri i vendit Hashim Thaçi në takimin e katërt plenar të dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit ka thënë se Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të filloj sa më shpejt negocimin e MSA-së.

Thaçi tha se MSA-ja do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian. “Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të filloj sa më shpejt negocimin e MSA-së. Ne që vitin e kaluar kemi miratuar Planin e Veprimit për MSA.

Në muajin shkurt 2013, ne kemi miratuar strukturën negociuese dhe tanimë kemi arritur në fazën intensive të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve shtetërore”, potencoi kryeministri. Kryeministri rikonfirmoj edhe një herë përkushtimin e Qeverisë ndaj agjendës evropiane, duke i theksuar dobitë që Procesi i Stabilizim Asociimit me BE-në po i sjellë konsolidimit të mëtutjeshëm të institucioneve të vendit, por edhe dobitë që drejtpërdrejt prekin mirëqenien e vetë qytetarëve të vendit tonë.

“Negocimi i MSA-së do të sjellë mundësi të reja ekonomike në Kosovë – do të kemi rritje në shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve me BE-në, presioni konkurrues do të shtyn ndërmarrjet tona që të janë më efikase me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira, me çmime sa më konkurruese”, tha Thaçi.

Kreu i Ekzekutivit kosovar ka folur edhe për procesin e reformës zgjedhore, si një tjetër arritje e inspiruar nga kriteret e agjendës Evropiane. Thaçi tha se dje i ka parashtruar kërkesën unanime të pozitës edhe opozitës, baroneshës Ketrin Eshton, për një monitorim më të theksuar nga ana e Bashkimit Evropian të zgjedhjeve të 3 nëntorit. “Këto zgjedhje do të organizohen për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Reforma elektorale ka shënuar progres dhe deri me tani jemi dakorduar për një numër të çështjeve konkrete, por natyrisht kanë mbetur edhe disa detaje të tjera të dakordohen gjatë javëve në vijim”, tha kryeministri Thaçi.