Hashim Thaçi: PDK do të fitojë edhe pa Limajn e Krasniqin

Hashim Thaçi: PDK do të fitojë edhe pa Limajn e Krasniqin

Hashim Thaçi: PDK do të fitojë edhe pa Limajn e KrasniqinThaçi në një intervistë për Kosovapress ka thënë se është vullnet i secilit që të zgjedh orientimin e tij politikë.Ai nuk ka dashur të flas për zyrtarizimin e partisë së Krasniqit e Limajt, dukë përsëritur se PDK nuk është e asnjë individi apo personi të caktuar.

“Është në opinionin dhe vullnetin e secilit që të merr orientimin e vet politik”, ka thënë Thaçi.

Kryeministri i Kosovës është i bindur se edhe pas largimit të Limajt dhe Krasniqit, Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë partia numër një në vend.

“E theksoj se Partia Demokratike e Kosovës është jashtëzakonisht mirë e organizuar, partia më e fuqishme, është partia numër një në Republikën e Kosovës, është partia që do të fitoj bindshëm edhe në zgjedhjet e vitit 2014. Partia Demokratike e Kosovës, me konceptin e vet zhvillimor dhe partnerët e saj politikë, do të vazhdoj të qeverisë edhe në mandatin tjetër, por përsëri e theksoj, është në vullnetin e çdo njeriu që të merr orientimin ose riorientimin politikë”, ka thënë ai.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia që ai udhëheq nuk është pronë e askujt, por është pronë e sovranit.

“PDK do të vazhdoj të punoj me konceptin e vet, me programin e vet, me filozofinë e vet politike. PDK nuk është e individit por është pronë e elektoratit, elektorati i PDK është i lidhur me programin dhe vizionin e saj me vlerat dhe standardet e saj dhe jo me kultin e individit apo të ndonjë personaliteti të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka një lidership të dëshmuar dhe të fuqishëm për ta udhëhequr vendin edhe për një mandat qeverisës.