Hashim Thaçi paralajmëron marrëveshje për sistemin e drejtësisë për veriun

Hashim Thaçi paralajmëron marrëveshje për sistemin e drejtësisë për veriun

Hashim Thaçi paralajmëron marrëveshje për sistemin e drejtësisë për veriunKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se shpejt do të ketë takim mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq, në Bruksel.

“Do të merremi vesh edhe për sistemin e drejtësisë, dhe veriu i Kosovës do të jetë dhe do funksionojë sikur e gjithë Kosova evropiane”, ka thënë Thaçi në një video ku i përgjigjet qytetarit Fatlum Morina nëpërmjet aplikacionit “Shkruaj Thaçit”. Ai e ka pyetur kryeministrin se çka po bëhet në lidhje me veriun e Kosovës?

Veç kësaj, kryeministri Thaçi ka thënë kujtuar se me urdhër të tij, më 25 korrik 2011, Policia e Kosovës ka marrë nën kontroll pikat 1 dhe 31. “Në atë kohë, me atë aksion kemi lëvizur gjithë bashkësinë ndërkombëtare, me një mbështetje të fuqishme që e kemi pasur. Pa lëvizur ne në atë drejtim nuk do të lëvizte bota”, ka thënë Thaçi.

Në atë aksion kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.
Por Thaçi thotë kjo e shpejtoi fillimin e procesit për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi të bindur se me mbështetjen e ShBA-ve, BE-së tani veç kemi filluar normalizimin e gjendjes në veri. Ka filluar së funksionalizuari doganat e Kosovës, procesi i IBM-it, komuniteti serb po integrohet në Policinë e Kosovës, për të punuar gjithmonë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ka filluar lëvizja e lirë e mallrave”, ka thënë Thaçi.

Sipas faqes së kryeministrit Thaçi në Facebook, me mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje me shkrim nga ai, teksa ka ftuar edhe të tjerët të përdorin këtë aplikacion për të bashkëbiseduar me të.

[youtube_sc url=”http://www.youtube.com/watch?v=shOaxZTwyIU”]