Hashim Thaçi ngushëllon Berishën

Hashim Thaçi ngushëllon Berishën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së bashkëqytetarëve Tuaj, me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qytetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, thuhet në telegram