Hashim Thaçi nënshkruan Marrëveshjen Kolektive

Hashim Thaçi nënshkruan Marrëveshjen Kolektive

Hashim Thaçi nënshkruan Marrëveshjen KolektiveKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të OEK, AKB-së, BSPK-së dhe KES-it, kanë nënshkruar kontratën e përgjithshme kolektive, e cila përcakton të drejtat, obligimet dhe përgjegjësinë e punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Kjo marrëveshje është shumë e vlefshme për Kosovën, pasi është më e avancuar dhe më gjithëpërfshirëse sesa Ligji i Punës. Kjo kontratë përcakton themelimin e marrëdhënies së punës, të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëdhënësit dhe punëmarrësit, orarin e punës, punën e natës, pushimin vjetor, atë të lehonisë, sigurinë në punë, mbrojtjen e shëndetit të të punësuarit dhe mbrojtjen e ambientit të punës” tha kryeministri.

“Në mënyrë të tërthortë ajo ka për të ulur edhe ngarkesën e punës në gjykata, pasi marrëdhëniet e punë do të jenë aq mirë të përcaktuara dhe të rregulluara, sa që mosmarrëveshjet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit do të bëhen pothuajse inekzistente” vijoi Thaçi.