Hashim Thaçi me mandat presidencial

Hashim Thaçi me mandat presidencial

Hashim Thaçi me mandat presidencialPërveç angazhimeve në ekzekutiv, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi merret edhe me funksione që i takojnë të parit të shtetit.

Thaçi më 20 korrik qëndroi në Rahovec ku u dorëzoi titullin “Hero i Kosovës” familjarëve të pesë dëshmorëve të këtij lokaliteti. Ndërsa me ligj parashikohet se këtë titull e ndan presidenti i shtetit, shkruan Tribuna.

Por nuk mbaron me kaq, Thaçi ka marrë të drejtën që me këtë titull t’i dekorojë dëshmorët: Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi, Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi dhe Sheh Myhedini.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre dekoratave nuk ka qenë i pranishëm asnjë zyrtar i lartë i Presidencës.