Hashim Thaçi kundër dy shtetësisë për serbët e Kosovës

Hashim Thaçi kundër dy shtetësisë për serbët e Kosovës

Hashim Thaçi kundër dy shtetësisë për serbët e KosovësKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi refuzon të pranojë të drejtën e dyshtetësisë, shkruan sot një gazetë e Beogradit.Sipas shkrimit të kësaj gazete, Thaçi insiston që në Kosovës së pari të merret shtetësia e saj e më pas të shikohet mundësia e shtetësisë tjetër, pra të asaj serbe, thotë gazeta.

Edhe pse bisedimet në Bruksel po përparojnë, kanë mbetur të zgjidhen disa qëndrime thelbësore rreth të cilave grupet e punës po sillen e mbështillen tash e disa javë. “Blic” thekson se pala e Kosovës insiston që Liqeni i Gazivodës dhe trafo e Valaçit të integrohen në sistemin e Kosovës.

Gazivoda është e domosdoshme për Kosovën për punën e termocentralit në Obiliqi dhe Prishtina nuk do assesi që ai të varet nga serbët e veriut. Por Beogradi për serbët e veriut kërkon një provajder tjetër për rrymën dhe mu trafo e Valaçit është e lidhur me Gazivodën.

Edhe kur bëhet fjalë për telekomunikacionin, nuk është arritur ndonjë pajtim pasi problem nuk është vetëm kërkesa e Kosovës që të ketë numrin thirrës të vetin, por ekziston edhe problemi ekonomik, sepse Kosova nuk lejon që pos dy kompanive që kanë licenca, edhe hyrjen e Telekomit në treg.

Beogradi pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë Ligjin për amnisti dhe, siç shkruan kjo gazetë, lyp implementimi të njëjtë të Marrëveshjes edhe nga Prishtina.