Hashim Thaçi: Kosova prin në rajon për rritje ekonomike

Hashim Thaçi: Kosova prin në rajon për rritje ekonomike

 Hashim Thaçi: Kosova prin në rajon për rritje ekonomikeKryeministri në largim, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova prin në rajon për rritje ekonomike.Ai këtë konstatim e ka nxjerrë duke u bazuar në një raport të Bankës Botërore.

“Fillova ditën duke lexuar raportin shpresëdhënës të nxjerrë nga Banka Botërore për ekonomitë e Europës Juglindore dhe pata kënaqësinë të shoh se Kosova është shteti me ekonominë me rritje më të shpejtë në rajon.

Raporti tregon edhe për arritje të tjera të ekonomisë kosovare duke treguar se ka pasur një rritje prej 6.3% të eksporteve, rritje e prodhimeve bujqësore që po zëvendësojnë importet e ushqimeve, pastaj një rritje të ndjeshme të investimeve të drejtpërdrejta të huaja, se borxhi publik i Kosovës është më i ulët se i gjithë vendeve të tjera fqinje në rajon.

Edhe inflacioni tek ne ka rënë ndjeshëm. Unë fuqimisht besoj se me Fondin e Punësimit do të krijojmë 200,000 vende të reja të punës, duke krijuar një rritje edhe më të hovshme ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.