Hashim-Thaci

Hashim Thaci: Kosova do e padis Serbinë për gjenocid

HHashim Thaci: Kosova do e padis Serbinë për gjenocidZëvendëskryeministri i dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaci, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shqipërisë ndaj institucioneve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Thaçi tha se ata kanë diskutuar për takimin e radhës të dy qeverive që do të mbahet më 23 mars të këtij viti.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, tha se kanë diskutuar për hapat që janë marrë pas takimit në mbledhjen e dy qeverive.

Ai tha se falë takimit të kaluar Kosova ka pasur pjesëmarrje solide në nismat rajonale dhe më gjerë.
Po ashtu ministri Bushati theksoi se ka pasur bashkëpunim më të mirë në fushën e sigurisë duke theksuar se dy vendet po shkojnë drejt në raporti praktik.

Ministrat Thaçi dhe Bushati kanë diskutuar rreth takimit të dy qeverive që do të mbahet më 23 mars në Tiranë.

Thaqi tha se Gjykata Special është një çmim që po e paguajme të gjithë dhe të mos e merr askush si personale.

Po ashtu Thaqi tha se Kosova do të ngris padi ndaj Serbisë për gjenocid, dhe qeveria ka filluar ta marr serizoisht këtë punë.

Thaçi priti në takim homologun nga Shqipëria, Ditmir Bushatin

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim homologun e tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.

Ministri Bushati i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, do të takoj edhe kryeministrin Mustafa dhe Presidenten Jahjaga.