Hashim Thaçi kërkon të mos vonohet Ligji për Veteranët e Luftës

Hashim Thaçi kërkon të mos vonohet Ligji për Veteranët e Luftës

Hashim Thaçi kërkon të mos vonohet Ligji për Veteranët e LuftësKryeministri Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka ftuar deputetët që ta votojnë Ligjin për Veteranët e UÇK-së.

Ai u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të aprovojnë Ligjin për Veteranët e luftës, duke theksuar se aprovimi i këtij Ligji zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e veteranëve të UÇK-së.

“Edhe njëherë i bëjmë ftesë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të aprovojnë Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa më shpejt që është e mundur dhe në asnjë rrethanë, padrejtësisht, të mos vonohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Aprovimi i këtij ligji zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e padefinuar të veteranëve të UÇK-së”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Ai theksoi se me këtë ligj institucionalizohet vlera e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e luftës çlirimtare dhe qytetarëve.