"Harry Potter” në versionin 3D

“Harry Potter” në versionin 3D

Harry Potter and the Deathly Hallows” do të shfaqet në kinematë e mbarë botës në versionin 3D. Ky është episodi i shtatë dhe i fundit i filmit për djaloshin çudibërës dhe është realizuar në dy pjesë.

Pjesa e parë pritet të shfaqet premierë në nëntor përderisa për pjesën e dytë duhet pritur deri në qershor të vitit 2011.

“Harry Potter and the Deathly Hallows” për tregim ka konfrontimin përfundimtarë të Harry Potter-it dhe Lord Voldemort. Ky i fundit merr kontrollin mbi parandorinë e magjistarëve

Edhe në këtë seri Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, luajnë rolet kryesore. Ndërkaq në rolet e tjera luajnë: Bill Nighy, Tom Felton. Regjinë e filmit e ka bërë David Yates.