download

Haradinaj para kompromisit të dhimbshëm

Sakrificat dhe kompromiset për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk kanë të sosur. …

Image result for ramush haradinaj

Ose ta formojë Qeverinë vetëm me minoritetet dhe dy-tre deputetë nga krahu tjetër, duke lënë tërësisht në “varësi” të Beogradit Qeverinë e Kosovës, ose ta bëjë ndonjë koalicion paszgjedhor me LAA-në si koalicion apo vetëm LDK-në, duke përgjysmuar postet në ekzekutiv, shkruan “Zëri”.

Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e proceseve politike në vend.

E në mesin e dy këtyre opsioneve analistët kosovarë thonë se zgjidhja më e keqe do të ishte që Qeveria e Kosovës të varej nga disponimi i Listës Serbe.

Megjithatë vetë kandidati për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj, është i bindur se do të arrijë ta krijojë Qeverinë shumë shpejt, pa ndonjë sfidë, pazar apo sakrificë. /Zëri/