auto_pan1497624878

Haradinaj me koalicionin PAN gjejnë shpëtim tek Presidenti Thaçi

Analistët: Thaçi nuk e mandaton Albin Kurtin për Kryeministër

Nga shumë analistë është paralajmëruar se Kurtin mund ta bllokojë Presidenti Thaçi, i cili ka në dorë mundësinë që ta mandatojë për kryeministër.  Sipas tyre Thaçin e brengos fakti i të mos qenit i PDK-së në pushtet.

Zgjedhjet të cilat u mbajtën të dielën me 11 qershor, kanë nxjerrë fitues koalicionin PAN të cilët siguruan 39 deputetë, apo 33.92 % . E dyta u rendit Lëvizja Vetëvendosje, duke siguruar 31 deputetë, apo 27.16 % të votave. Ndërsa në vendin e tretë u radhit koalicioni LAA (LDK, AKR, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi), i cili siguroi 30 deputetë, apo 25.79 % të votave.

Asnjëri nga subjektet politike nuk ka arritur të sigurojë shumicën zgjedhjet e 11 qershorit. Si rrjedhojë e kësaj, formimin e qeverisë nuk mund ta bëj asnjëri subjekt politik apo koalicion, pa koalicion me ndonjërën prej partive apo koalicioneve kundërshtare, edhe me votat e minoriteteve.