Haradinaj koalicionin me LDK-në e konsideron të mirë për vendin

Haradinaj koalicionin me LDK-në e konsideron të mirë për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me të gjitha ato parti që kanë program përafërsisht të njëjtë. Megjithatë ai ka vlerësuar se një koalicion i mundshëm qeverisës me LDK-në do të ishte gjë e mirë për vendin.

Haradinaj në një konferencë për media ka theksuar se për një gjë të tille duhet pritur deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.