37038__ramush_haradinaj-

Haradinaj heq dorë nga posti i deputetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur të heqë dorë nga posti i deputetit, për shkak të obligimeve që ka ndaj Hagës.

Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri tha se Ramush Haradinaj ka njoftuar për këtë vendim edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në vend të Haradinajt, postin e deputetit pritet ta marrë Bali Muharremaj, që është në radhë në listën e AAK-së, njoftojnë mediat në Kosovë.