Hamza lë Ministrinë për një post tjetër?

Hamza lë Ministrinë për një post tjetër?

 Hamza lë Ministrinë për një post tjetër?Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave. Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave, ekzekutivi i vendit tashmë e ka miratuar dorëheqjen e tij.

“Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga pozita. Gjatë kësaj jave pritet ta bëj publik këtë vendim. Edhe Qeveria e ka pranuar dorëheqjen e ministrit”, ka potencuar burimi.

Sipas këtij burimi, pas dorëheqjes nga posti i rëndësishëm në kuadër të Qeverisë, për Bedri Hamzën janë në dispozicion dy pozita të larta institucionale. Ai pritet në emërohet përfaqësues i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Uashington, ose guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), të cilën pozitë aktualisht është duke e ushtruar Gani Gërguri.

“Pas miratimit të buxhetit 2013 nga Kuvendi i Kosovës, Bedri Hamza e ka kryer punën kryesore që i takon në krye të Ministrisë së Financave, prandaj, ka qenë i lirë të ofroj dorëheqje”, ka sqaruar burimi.

Megjithatë, burimet e “Zërit” nuk kanë mundur të përmendin arsyet e vërteta të dorëheqjes së Bedri Hamzës nga njëra prej pozitave më të rëndësishme në kuadër të Qeverisë së Kosovës.