Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hugarisë

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Hugarisë

Hamilton fiton Çmimin e Madh të HugarisëAlonso nuk pranoi të përgjigjej pas garës së Hungarisë kur u pyet për zërat që e lidhin pilotin spanjoll me skuderinë Red Bull. 

“Nuk kam asgjë për të thënë”, u shpreh Alonso, i cili përballë pyetjeve të tilla gjthmonë ka ritheksuar dashurinë e tij për Ferrarin, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Kur gazetarët këmbëngulën duke e pyetur nëse vitin e ardhshëm do të vazhdonte të ishte pilot i Ferrarit, Alonso u përgjigj: “Po bëni të njëjtën pyetje, vetëm se po e shtroni ndryshe. Për këtë arsye nuk do të përgjigjem.”

Më pas, Alonso u mundua të shpjegonte zëra të tillë me faktin se Formula 1 tashmë merr pushimet dhe gazetarët duhet të gjejnë se për çfarë të shkruajnë: “Katër javë pa Formula 1 janë të rrezikshme për ju djema, shpresoj të kalojmë një verë të qetë.”

Sipas medias gjermane, “Bild”, agjenti i Fernando Alonso-s ka takuar drejtuesit e Red Bull, për një kalim të mundshëm të spanjollit tek austriakët.

Në bokset e Budapestit, menaxheri i pilotit asturian, Luis Garcia, ka zhvilluar një bashkëbisedim me liderin e skuderisë anglo-austriake, Chris Horner. Takimi, i dokumentuar me foto, paralajmëron një tratativë për kalimin e Alonso-s nga Ferrari te Red Bull.