Hamburgu turpëron Dortmundin

Hamburgu turpëron Dortmundin

Hamburgu turpëron DortmundinSkuadra e Hamburgut më në fund e ka gjetur fitoren. Emërimi i Mirko Slomkas në vend të Bert van Marwijkut i ka dhënë rezultatet e para.

Slomka ka debutuar me fitore si trajner i Hamburgut. Ky i fundit mundi Borussia Dortmundin në Imtech Arena me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 22-të të Bundesligës. Golat për Hamburgun i realizuan Petr Jiracek (42), Pierre-Michael Lasogga (57) dhe Hakan Calhanoglu (90).

Me këtë fitore Hamaburg ka tubuar 19 pikë, derisa i ka ikur fundit të tabelës. Kurse, Dortmund mbetet në kuotën e 42 pikëve.

Ndërsa, Admir Mhmedi ka realizuar gol për Freiburgun, i cili humbi në shtëpi nga Augsburgu me rezultat 2:3. Sulmuesi nga Gostivari e ka realizuar golin e dytë (2:1) për Freiburgun në minutën e 73-të.

Rezultatet

Borussia Monchengladbach 2 – 2 Hoffenheim

Freiburg 2 – 4 Augsburg

Hamburger SV 2 – 0 Borussia Dortmund

Nurnberg 2 – 1 Braunschweig

VfB Stuttgart 1 – 2 Hertha Berlin