Hamallaj, arrestime te reja

Hamallaj, arrestime te reja

Përfaqesues të banorëve të Hamallajt dhe hidrovorit në Durrës, të cilët u rebeluan kundër prishjes se disa ndërtimeve pa leje u shoqëruan nga policia menjëherë sapo bënë një deklaratë publike kundër projektit. Ata u ndaluan sapo përfunduan komunikimin me gazetarët.

Me heret perfaqesuesit e banoreve thane se do bejne padi penale ndaj Inspektoriarit te Ndertimit dhe policise se shtetit per ngjarjen qe ndodhi ne Hamallaj.

Gjate perleshjes se dhunshme mes nje grupi banoresh dhe pronaresh te ndertesave pa leeje ne hamallaj, policia beri disa arrestime. Mes tyre eshte edhe Edmir Osmanaj i cili deklaron se eshte punonjes i Ministrise së Jashtme. Ai akuzohet nga policia per disa vepra penale dhe eshte lene ne burg nga gjykata./tch/